Publikohet hulumtimi mbi degradimin e mjedisit – “Industria e shkatërrimit”

Organizata Çohu dhe Preportr kanë publikuar një hulumtim mbi degradimin e mjedisit, të quajtur “Industria e shkatërrimit”.

Në raportin e tyre thonë se ambienti në Kosovë po rrezikohet shumë nga industria nxjerrëse.

Reklama e sponzorizuar

Nga vizitat që ka realizuar Preportr në terren vërehen operime nga kompanitë pothuajse në çdo vend të Kosovës. Vetëm gjatë viteve 2015-2018 janë lëshuar 562 licenca për nxjerrje të gurit, rërës dhe zhavorrit.

“Preportr ka gjetur se janë evidentuar 495 raste ilegale gjatë viteve 2009-2018 për ushtrimin e këtyre veprimtarive”, thuhet në njoftim.