Punëtorët e Telekomit sot hynë në grevë të përgjithshme

Drejtuesit e sindikatës së punëtorëve në Telekom, kanë paralajmëruar që sot do të futën në grevë të përgjithshme për parandalimin e lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, ku edhe do të kërkojnë nga gjykatat e vendit që mos të lejojnë ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit për përmbarim.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lahmih Balaj, për KosovaPress thotë se beson që vendimi për 25 milionë euro nuk do të ekzekutohet.

Reklama e sponzorizuar

Balaj shton se nga 23 korriku është formuar këshilli i grevave për organizimin dhe grupimin e punëtorëve që më 29 korrik të fillojë të mbahet greva.