Kryeministri Haradinaj ka emëruar këshilltarin e 33 në qeverinë e tij, zyra e kryeministrit hap konkurs për nënkordinator, raporton T7.
Edhe një këshilltar i është shtuar listës së gjatë të stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Të enjten shefi i qeverisë e ka emëruar këshilltar të jashtëm politik Shkelzen Sopjanin.
Ky i fundit është avokat dhe ish inspektor i përgjithshëm i Agjenisë Kosovare të Inteligjencës.
Sopjani është i tridhjetë e treti në listën e këshilltarëve të kryeministrit.
E ky numër i këshilltarëve nuk po shihet i nevojshëm.
Sipas analistit Imer Mushkolaj para pesë viteve ishte vetë Haradinaj njëri ndër kritikuesit për qeveritë e mëdha.
E Zyra e Kryeministrit ka hapur një konkurs së fundit për një pozitë të një nënkoordinatori rajonal, po ashtu kjo zyrë po kërkon edhe një asistente për këtë pozitë.
Ky veprim po shihet si tejet i gabuar. Sipas Mushkolajt ky akt i qeverisë është i mjerueshëm.
Një ndër kritikat e Qeverisë Haradinaj këto dy vite ka qenë për numrin e madh të zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve e koordinatorëve. /Gazeta Express/