Për 12 orë nuk do të ketë rrymë në lagjen ‘Pejton’ në Prishtinë

Lagjja “Pejton” në Prishtinë sot nga ora 09:00 deri në orën 21:00 nuk do të ketë energji elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se një transformator i ri gjatë ditës do të vendoset në këtë lagje, duke theksuar se punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të lagjes së “Bregut të Diellit”.null

Reklama e sponzorizuar

“Ky transformator do të vendoset gjatë ditës në lagjen ‘Pejton’ të Prishtinës. Aty është trafo e vjetër, e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve, prandaj po zëvendësohet me këtë më të madhe. Gjatë procesit të zëvendësimit të trafove dhe stabilimenteve përkatëse është e pamundur të punohet nën tension, prandaj është bërë ndalja e planifikuar nga ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:00, kur do të përfundojnë punimet. Punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të ‘Bregut të Diellit’”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS-i deklaron se në tërë Prishtinën po futet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike.

“Në këto lagje, sikurse në tërë Prishtinën, po futet thuajse komplet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike, po dyfishohen kapacitetet e rrjetit, po ndërrohen komplet kabllot nëntokësore me të reja dhe po ndërtohen linja alternative rezervë të furnizimit në rast të të papriturave”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/