Rrufeja godet për vdekje një person në Deçan

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një grua në Deçan sot është goditur për vdekje nga rrufeja.

“Me datën 4 korrik 2019, rreth orës 14:45, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellë nga qytetarët në QKMF-Deçan. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur 1986 f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan”, thuhet në komunikatë.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke u marrë me rastin.

Reklama e sponzorizuar

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme.