Selmanaj kërkon shkarkimin e menaxhmentit të “Drinit të Bardhë” e “Hidroregjionit jugor”

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shkarkojë menaxhmentin e dy kompanive nga Prizreni, asaj të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Krejt kjo sipas tij duhet të ndodhë për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike.

Reklama e sponzorizuar

Selmanaj përmes një konference për media tha se këto raste po dëshmojnë se të gjitha pasqyrat financiare në nivelin e pritur dhe se Qeveria nuk ia ka idenë e këtyre aseteve që menaxhon dhe se ka parregullsi të mëdha, transmeton ksp.

Ai mes tjerash ftoi dhe organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast.