Operatori telefonik “Vala”, ka njoftuar sot se problemet nga numrat e Valës që ditëve të fundit janë hasur në realizimin e thirrjeve, janë eliminuar.
Përmes një statusi në Facebook, ky operator njofton se sistemi operativ tashmë është funksional.
“Ju njoftojmë se problemet teknike në sistemin operativ të VALA-s janë eliminuar. Sistemi operativ është plotësisht funksional dhe të gjithë konsumatorët tanë mund të komunikojnë pa pengesa. Telekomi i Kosovës ju kërkon falje dhe mirëkuptim si dhe ju falënderon për durimin tuaj”, thuhet në njoftimin e tyre.











