Vetëvendosje kërkon nga Qeveria në dorëheqje stopimin e Autostradës së Dukagjinit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur  zgjedhjeve të reja pas dorëheqjes së Qeverisë. Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë në largim që të mos marrë vendime që do të detyrojë Qeverinë e re ti anulojë ato.

Në këtë konferencë ka folur Nënkryetari i parë i kësaj partie, Besnik Bislimi.

Bislimi ka përmendur disa nga vendimet, projektet dhe kontratat e dëmshme që Qeveria në largim nuk duhet ti procesojë tutje.

Reklama e sponzorizuar

“I bëjmë me dije, Qeverisë që të mos futet në asnjë aventurë që do të detyrojë Qeverinë në ardhje të anulojë të njejtat vendime që në ditën e parë të qeverisjes së saj. Kjo përfshin mes tjerash:

1. Ndërprerjen e çdo aktvititeti që ka të bëjë me Termocentralin e Ri në Kosovë dhe me shkatrrimin e lumenjëve përmes lejimit të operimit jashtëligjshëm të mini hidrocentraleve private.

2. Të pamundësojë çfarëdo nisme që lidhet me operatorë privatë apo marrëveshje të ngjashme për eksploatimit të ndërmarrjes publike Trepça. 3.Ndërprerjen e çfarëdo aktiviteti të ndërlidhur qoftë drejtpërdrejtë qoftë indirekt me privatizimin e Telekomit të Kosovës si dhe futjen e Telekomit në borxhe me synim të transferimit të milionave drejt marrëveshjes haptazi të korruptuar me Z-Mobile.

4. Ndërprerjen e çfarëdo aktiviteti që lidhet me vazhdimin eventuar të kontratës me Z-Mobile.

5. Ndërprerjen e çfarëdo aktiviteti që ndërlidhet me autostradën e planifikuar të Dukagjinit.

6. Ndërprerjen e çfarëdo aktiviteti me synim vazhdimin e monopolist në fushën e homologimit.

7. Ndërprerjen e çfarëdo aktiviteti nga  Ministrinë e Arsimit që ndërlidhet me procesin e komprometuar të  botimit  të teksteve shkollore.

8. Ndërprerjen e pseudo reformave dhe pseudo intervenimeve në shëndetësi që më shumë synojnë përmirësimin e imazhit personal të individëve brenda PDK-së sesa synimin e përmirësimit të gjendjes së shëndetësisë në vend.

9. Ndërprerjen e menjëhershme të emërimeve jomeritore dhe jokompetente në pozita të larta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtri.

10. Ndalimin e çfarëdo emërimi në pozitat e larta nëpër Ministri përfshirë ato të drejtorëve të drejtorive dhe sekretarëve të përhershëm.

11. Ndalimi i secilit emërim në pozita menaxhuese dhe borde mbikqyrëse menaxhuese të ndërmarrjeve publike dhe agjencive rregullative të pavarura.

12. Ndërprerjen e menjëhershme të çfarëdo emërimi në stafin diplomatik të vendit.

13. Largimin e menjëhershëm nga detyra të tërë asaj brigade zëvendësministrash, koordinatorësh, nënkoordinatorësh dhe pozitave tjera të shpikura në këto dy vitet e fundit, pasi këto janë krejt të panevojshme në periudhën tranzitore.

14. Të pamundësojë përdorimin dhe keqperdorimin e aseteve publike për qëllime zgjedhore subjekteve politike pjesë e koalicionit qeverisës”.

Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e ardhshme duhet ta ketë Kryeministër Albin Kurtin.

“Qeveria në ardhje sigurojmë se do të sjellë një model krejtësisht ndryshe të qeverisjes, një qeveri që bazohet në drejtësi shoqërore, punësim dhe mirëqenie. Një qeveri, Kryeministri i të cilës dërgon që në start sinjalin e qartë se ka dijen për të reformuar ekonominë, vullnetin për të ulur nivelin e varfërisë, zellin për të përshpejtuar integrimin e vendit dhe guximin për të përballur korrupsionin e krimin e organizuar, në qeveri me Albin Kurtin” është shprehur Bislimi. /GazetaExpress/