Për tri vite qëndroi në krye të Telekomit të Kosovës.
E ish-kryeshefi Ekzekutiv, Agron Mustafa duket se nuk e kurseu fare kuletën e ndërmarrjes.
Për vetëm një udhëtim, ai shpenzoi hiq më pak se 3 mijë e 500 euro. Kështu thuhet në listën e shpenzimeve të ndërmarrjes publike të siguruar nga arbresh.info.
Në të njëjtin dokument thuhet se Mustafa gjatë udhëtimit zyrtarë në Amerikë pjesën më të madhe të parave e shpenzoi në ushqim dhe hotel.
Ai gjithashtu pagoi para shtesë për bagazhin dhe telefonin.
E edhe pse shpenzoi 73 euro për taksi, ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit nuk u mjaftua me kaq por mori me qira edhe një veturë. E për të pagoi plot 111 euro ndërsa për parking 36 euro të tjera.
Ndryshe arbresh.info ka siguruar listën e të gjitha shpenzimeve dhe sponsorizimeve që Posta dhe Telekomi i Kosovë kanë bërë ndër vite.
Deri tani ka raportuar për mijëra euro të ndara për sponsorizimin e këngëve dhe klipeve të këngëtarëve në ndryshëm në Kosovë.
Kënga ‘pushkë e çifteli’ e Leonora Jakpit i kushtoi ndërmarrjes publike plotë 6 mijë euro.
E njëjta shumë iu nda edhe këngëtarit tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirit për këngën ‘interesgjike.
E Telekomi i Kosovës sponsorizoi edhe këngëtarë të zhanreve tjera. Këngëtares Adelina Thaçi, bashkëshorte e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta për realizimin e një videoklipi i janë ndarë plotë 6 mijë euro.
Këngëtarja e njohur për hitin ‘Fenix’, Altuna Sejdiu -Tuna ka marrë 2 mijë e 500 euro për sponsorizim të një kënge.
Ngjashëm kanë marrë edhe koleget e saj, Adelina Berisha dhe Edita Sopiani, saktësisht 2 mijë dhe 1 mijë e 500 euro. Pak më shumë, gjithsej 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.
Por këngëtarët nuk ishin të vetmit që morën para nga kjo ndërmarrje publike, edhe një rrjet i salloneve të bukurisë mori para të mira.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ka ndarë plotë 7 mijë e 100 euro për ‘passion’. Aty ndër të tjera thuhet se 3 mijë e 900 euro i kishin ndarë për sponsorizimin, 2 mijë për katalog dhe revy dhe 1 mijë e 200 euro për publikim të reklamës Vala.
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Post-Telekom.
Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani t’i kalohet Komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./Arbresh.info/