Arsyet, se përse një punonjës do ta braktiste vendin e tij të punës

Një shprehje thotë se nëse ju bëni punën tuaj të ëndrrave, atëherë ajo nuk do t’ju mërzitet kurrë. Por, sipas një studimi të kryer së fundmi, shumë të paktë janë atë që bëjnë punën që do të dëshironin, sidomos amerikanët. Për këta të fundit, vendi i punës është një prej ambienteve më të zymta dhe në të cilin ata janë të detyruar të shkojnë, por nëse do t’i jepej mundësia nuk do të shkonin kurrë. Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e punonjësve amerikanë nuk e pëlqejnë punën e tyre,ndërsa 16 për qind e tyre e urrejnë atë.

Sipas studimit të kryer nga Signs.com, këto janë arsyet se përse punonjësit mund të largoheshin nga vendi i tyre actual i punës:

Përgjigjia nr. 1 është niveli i ulët i pagës (34 për qind e grave të dhe 32 për qind e burrave të anketuar dhanë këtë përgjigje). Një arsye tjetër është pamundësia për t’u rritur profesionalisht (22 për qind e grave dhe 26 për qind e burrave të anketuar dhanë këtë përgjigje). Ndërsa 6 për qind e burrave të anketuar dhe rreth 5 për qind e grave u përgjigjën që do të largoheshin nga puna e tyre si pasojë e një shefi të keq. /Monitor/

Reklama e sponzorizuar