Banorët thonë se mbyllja e fabrikës së djathit “Rugove” po i dëmton punëtorët e fermerët

Që nga e hëna, fabrika e djathit “Rugove” në Drelaj të Pejës, po qëndron e mbyllur.

Inspektorati komunal e mbylli fabrikën, pasi nuk posedonte impiantin për trajtimin e mbetjeve nga prodhimi i djathit, e për rrjedhojë, ato po hidheshin në Lumbardh.

Por, banorët këtu nuk janë të pajtimit me mënyrën se si reagoi Komuna e Pejës, pasi, sipas tyre, fabrika ka kohë që funksion pa impiant.

Reklama e sponzorizuar

Ata thonë se zyrtarët komunalë, në këtë rast, është dashur të mendojnë edhe për punëtorët dhe fermerët, të cilët po pësojnë nga mbyllja e fabrikës.

Ministria e Mjedisit, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se Inspektorati komunal ka vepruar bazuar në nenin 60 të Ligjit për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, sipas të cilit nuk lejohet shkarkimi i ujërave të patrajtuara në trupin ujor dhe rrjetin e kanalizimit.

Komuna është arsyetuar se nuk ka pasur ndonjë ankesë deri më tash, kur është pyetur se pse nuk u ndërmor ndonjë veprim më herët.

Derisa përfaqësues të fabrikës “Rugove”, nuk kanë pranuar të flasin gjatë ditës për televizionin. /KTV/