Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në muajin mars të vitit 2019-të ka bërë një thirrje publike për mbështetje financiare për OJQ-të, raporton FrontOnline.
Për projektet fituese MASHT-i ka ndarë mjete financiare deri në 50 mijë euro.
Sipas burimeve të FrontOnline brenda ministrisë për këtë thirrje kanë aplikuar disa OJQ vendore.
E ndër OJQ-të që u shpallën fituese, ishte edhe organizata United Women’s Associacione e cila udhëhiqet nga Vlora Hoti, ish-këshilltarja e ish-ministrit Bytyqi i cili dje dha dorëheqja nga partia Nisma Socialdemokrate.
United women’s Assocacion është hapur në muajin korrik të vitit 2018.
Në faqen zyrtare të OJQ-së thuhet se projekti për të cilin ka fituar grant nga MASHT ka të bëjë me fuqizimin ekonomik te gruas, Ndonëse projekti ka marr grant nga MASHT në njoftimin e OJQ-së ka shumë gabime drejtshkrimore.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:
“United Ëomen’s Association, mbështetur nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknilogji, vazhdon implementimin e vizionit mbi fuqizimin ekonomik te gruas, pëmes projektit “ Hulumtimi rreth orientimit në karrierë të nxënësve të shkollave fillore-klasëve të nënta për regjistrim në shkollat profesionale.
Qëllimi i përgjithshëm i Projektit është krijimi i mundësisë më të mirë për çasje më të lehtë në punësim, si dhe trajnimi për orientim rreth këtyre profileve. Përmes këti hulumtimi do të kuptojmë se sa ka ndryshuar çasja e të rinjëve për regjistrim në shkollat profesionale? Sa është rritur interesimi për tu orientuar në këto shkolla? Cilat janë drejtimet e preferuara? Sa i njohin mundësitë dhe programet që ofron arsimi profesional? Cka do t’i motivone nxënësit, në veçanti vajzat për ta ndryshuar bindjen rreth regjistrimit në këto shkolla? Sa kanë njohuri rreth këtyre profesioneve si fusha me perspektivë për zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit?
Mbi bazën e këtyre të dhënave dhe informatave të marra nga hulumtimi, do të realizohet organizmi i trajnimeve në pesë regjione si stimulim dhe nxitje për orientim në shkollat profesionale./FrontOnline/