Tjetër taksë në Rrugën e Kombit në shtator

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër përvojë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit të rëndë.

Është faxweb.al që raporton se nga data 1 shtator i këtij viti, në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë.

Të njëjtat burime thonë se në këtë linjë të rëndësishme rrugore, do të vendoset taksë shtesë për mjetet që kalojnë limitet e peshës së përcaktuar detaje për të cilën pritet të zbardhen në vijim.

Reklama e sponzorizuar