Haradinaj: “Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet. Ai në një postim në Facebook ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili sipas tij, gjithashtu pati premtuar ndërtimin e kësaj autostrade. “Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: ‘S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”, ka shkruar ai në Facebook.