Telekomi i Kosovës viteve të fundit ka punuar me humbje nga 8 deri në 52 milionë euro në vit. Vetëm nga kontrata e operatorit Vala me Z Mobile, kjo ndërmarrje kishte humbur 9 deri në 11 milionë euro në vit.
Mirjeta Shabani
Por përkundër krizës financiare, menaxherët e lartë në Telekom kanë vazhduar të marrin paga të majme, përcjell Buletini Ekonomik.
Buletini Ekonomik ka hulumtuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve më të lartë në Telekomin e Kosovës.
Ndër më të paguarit e Telekomit është Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili realizon të hyra mujore në vlerën e 4 mijë e 453 euro ndërsa të hyrat vjetore të tij vetëm nga Telekomi arrijnë vlerën e 53 mijë e 436 eurove.
Pas Bedri Istrefit, vendin e dytë te më të paguarit e Telekomit e zë zëvendëskryeshefi i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, me pagën mujore prej 3 mijë e 567 eurosh. Ndërsa paga vjetore e tij arrin vlerën e hiç më pak se 42 mijë e 812 eurove nga Telekomi i Kosovës.
Ndërkaq, Zëvendës Kryeshefi tjetër i Telekomit, Ali Xhyliqi posedon pagën mujore në Telekomin e Kosovës prej 3 mijë eurosh, kurse në vit ai grumbullon gjithsej 36 mijë euro nga po e njëjta ndërmarrje.
Armend Osaj me pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës merr pagën mujore prej 3 mijë e 14 eurove nga Telekomi, përderisa paga e tij vjetore arrin në 36 mijë e 168 euro.
Ndërsa sa i përket drejtorëve në Telekomin e Kosovës, që janë gjithsej shtatë, pagat e tyre variojnë si më poshtë:
1.Bardhyl Sejdiu në pozitën e Drejtorit në Telekomin e Kosovës merr pagë mujore prej 1 mijë e 937 euro ndërsa atë vjetore prej 23 mijë e 250 eurosh.
2. Bleranda Zogaj me pozitën Drejtor në Telekomin e Kosovës e ka pagën mujore 1 mijë e 900 euro, dhe ajo vjetore del të jetë në vlerën e 22 mijë e 800 eurove.
3. Demir Lima, po ashtu Drejtor në Telekom, për punën që bën në këtë ndërmarrje për një muaj fiton 1 mijë e 920 euro ndërsa për gjithë vitin ai merr nga Telekomi gjithsej 23 mijë e 40 euro.
4. Faton Isufi, me pozitën e Drejtorit gjithashtu merr pagën e njëjtë gati. Ai brenda një muaji realizon të hyra nga Telekomi prej 1 mijë e 924 eurove kurse për një vit ai paguhet në vlerën e 23 mijë e 94 eurove.
5. Drejtori, Nazmi Zeqiri ka pagën vjetore prej 22 mijë e 935 eurove, ndërsa ajo mujore del të jetë në vlerën e 1 mijë e 911 eurove.
6. Sebahedin Ramoxhiku, Drejtor në Telekomin i Kosovës për një muaj përfiton 1 mijë e 916 euro nga paga në Telekom, ndërsa paga vjetore e tij është 23 mijë euro.
7. Dhe Qefsere Kupina në pozitën Drejtor në Telekomin e Kosovës, pagën bruto në Telekom e posedon në vlerën e 2 mijë e 225 eurove ndërsa ajo neto rezulton rreth 26 mijë euro.
Zyrtari Kryesor i Prokurimit, Fatmir Gjonbalaj po ashtu ka të ardhura vjetore nga Telekomi në vlerën e 23 mijë e 47 eurove, ndërsa brenda muajit ai merr pagën prej 1 mijë e 920 eurosh.
Trim Musliu me pozitën Drejtor i Marketingut në Telekomin e Kosovës merr pagë mujore prej 1 mijë e 916 eurove, ndërsa brenda një viti ai grumbullon të hyra nga Telekomi në vlerë prej 23 mijë eurosh.
Ndërkaq, Sekretari i Korporatës së Telekomit të Kosovës, Shekip Fazliu për punën që e kryen brenda Telekomit për një muaj paguhet në vlerën e 3 mijë e 14 eurove, dhe për një vit merr gjithsej 36 mijë e 168 euro.
Zyrtarja e lartë e Auditimit në këtë institucion, Shehide Qerimaj-Lushtaku paguhet në muaj me pagë në vlerë prej 2 mijë e 198 eurove, dhe për një vit me vlerën e 26 mijë e 382 eurove.
Gjithashtu, Osman Ejupi Drejtor i Bordit në Telekom nga Qeveria e Kosovës ka pranuar pagën në vlerën e 4 mijë e 590 eurove.
Përveç këtyre, Suzana Andelkovic nga Telekomi i Kosovës në pozitën e Drejtorit të Bordit merr si kompensim një shumë prej 600 eurove në muaj.
Kompenzim tjetër nga po e njëjta ndërmarrje merr edhe Sead Ujkani dhe Shkelzen Ibrahimi, si Anëtarë të Bordit, i pari merr shumën prej 641 eurove ndërsa Ibrahimi gjithsej 750 euro.
Dhe zyrtari i fundit më i paguar në këtë ndërmarrje publike, pra në Telekomin e Kosovës është Nazlije Korcaj në pozitën e Ushtrueses së detyrës si Sekretare e Telekomit të Kosovës, e cila gjithashtu për një muaj paguhet hiç më pak se 3 mijë e 14 euro, kurse sipas llogaritjeve për një vit të plotë ajo grumbullon gjithsej 36 mijë e 168 euro. /Buletini Ekonomik/