Latifi: Në Aeroport ka rrogë edhe 200 euro

Kreu i Sindikatës së Aeroportit, Bashkim Latifi, në një intervistë për Buletinin Ekonomik, ka treguar se menaxhmenti i Limak-ut ka ulur pagat në masë të madhe në disa sektorë brenda aeroportit.

Sipas tij, punëtorët e mirëmbajtjes marrin paga deri në 200 euro derisa punojnë me orare të zgjatura dhe me volum të madh të punëve.

Reklama e sponzorizuar

“Ki rrogë 200 euro në mirëmbajtje, në të cilin në ndërrimin e natës janë katër punëtorë të cilët janë të obliguar minimumi 10 aeroplana dhe 25 mijë metra katrorë terminale me i pastru dhe rroga e tyre shkon hiq ma shumë se 200 euro me ndërrime të natës”, ka thënë Latifi.

 Ai gjithashtu ka përmendur edhe kufizimet që kanë punëtorët për ta shfrytëzuar pushimin vjetor.

 “Gjatë sezonit veror punëtorët kanë të drejtë vetëm për 5 ditë pushim vjetor. Kjo është në kundërshtim me Ligjin e Punës”, ka shtuar ai. /Buletini Ekonomik/