Mërgimtari u ofron zyrtarëve policorë ryshfet, arrestohet

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Personi i arrestuar dyshohet se i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë.

I dyshuari është mashkull shqiptar, por me shtetësi të huaj.

Reklama e sponzorizuar

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.