Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, sot ka reaguar për paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari rreth fillimit të protestave.
MIT ka apeluar tek të dyja palët, drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur.
“Njëkohësisht, MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojnë me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e ANP “Adem Jashari”. Konsiderojmë që është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës”, thuhet në njoftim dërguar mediave.