BQK s’tërhiqet nga tarifat për sigurim veturash dhe revokimi i licencave për Monego e Iute

BQK-ja është e vendosur për të vazhduar me rritjen e regjistrimit të automjeteve, edhe pas reagimeve të shumta për këtë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se vendimi për rritje të tarifave nuk duhet të keqinterpretohet nga askush.

Reklama e sponzorizuar

Rishikim të vendimeve, sipas Mehmetit, nuk do të ketë as për “Monego”-në dhe “Iute Credit” edhe pas presioneve që, sipas tij, janë duke u përballur.

E, Gjykata Themelore në Prishtinë, këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e aksionarit “Monego” për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes.

Derisa në konferencën përmbyllëse të vitit 2019, guvernatori i BQK-së ka folur edhe për të arriturat e këtij institucioni.

Sipas Mehmetit, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 4.2%.