Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka dalë punë me dy drurë në oborrin e Institutit Special të Shtimes. Drurët gjenden në mes të objekteve brenda rrethojës së ISSH-së dhe MPMS-ja dëshiron t’i largojë prej aty sa më shpejt, shkruan Express.
Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Ministria në krye me Skënder Reçicën ka bërë me dije se për këtë punë tashmë ka ndarë hiç më pak se 1 mijë euro.
Sipas këtij njoftimi, interesim për të larguar drurët e plepit kanë shfaqur tri kompani. Por, në fund fituese e tenderit është shpallur kompania “Limora” sh.p.k. Kjo kompani ka afat për t’i larguar drurët prej aty deri më 16 gusht.
Tenderi është hapur më 8 korrik, derisa nënshkrimi i kontratës është bërë më 19 korrik.