Një punëtor i një kompanie ndërtimi, është rrëzuar derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook, ku sipas tyre punëtori ka mbetur në gjendje kome.
“Vrojtuesit e Lagjes”, e cila është një shoqatë që i shërben komunitetit në Prishtinë, kanë publikuar edhe fotografitë ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit.