Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka marrë pjesë në përfundimin e punimeve të antenës në qytetin e Vushtrrisë.
Kjo antenë është vendosur në njërin prej objekteve të shkollës policore dhe do të jetë pa shpenzime dhe pa pagesë.
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se kjo antenë do të mbulojë me shërbime 4 G dhe LTI pjesën kryesore të Vushtrrisë.
“Kjo antenë e ka një pozicion jashtëzakonisht strategjik në qytetin e Vushtrrisë, ku pjesën kryesore të Vushtrrisë e mbulon tash me shërbime 4 G dhe LTI pasi ka pasur ndërrim të lokacionit në këtë zonë një ndërtesë e cila është dashur me u rregullua nga Shkolla e Policisë është vendosur mbi ndërtesë dhe na sot e kemi bë promovimin e kësaj dhe e kemi lëshua ku qytetar dhe qyteti i Vushtrrisë kanë mundësi që të gjitha shërbimet e 3G, 4G që nuk i kanë pasur për 3 muaj. Tash i kanë këto shërbime me kualitetin më të mirë të mundshëm”, tha ai.
Istrefi falënderoi Policinë e Kosovës për lëshimin e kësaj hapësire në shfrytëzim pa pagesë.
“Ky është MTES-i i 5 që na i quajmë RUFt UP dhe i kemi diku 4 antena që janë. Në lartësinë 35 metra që janë ndërtuar nga stafi i ynë i brendshëm që kjo nuk ka ndodhur ma herët që 20 vitet e fundit ne si kompani kemi arrit që me këto ti kursejmë mbi 100 mijë euro. Unë jam shumë falënderues dhe mirënjohës për gatishmërinë qe stafi i brendshëm 24 orë që të fillojmë me kursimet në Telekomin e Kosovës, pasi siç dihet jemi në një gjendje jo të mirë financiare dhe me këtë punë me në këtë 6 mujorësh me këtë vullnet që e kemi do të arrijmë një qëndrueshmëri jashtëzakonisht të mirë për Telekomin e Kosovës”, tha Istrefi.
I pari i Telekomit të Kosovës, tha se ky është qyteti i 6-të që kanë vendosur një antenë të tillë, ndërsa do të vazhdojnë me reforma edhe në të ardhmen.
Kjo antenë e cila u lëshua sot është më vazhdën e reformave që po ndërmerr Kryeshefi i Telekomit për rimëkëmbjen e kësaj kompanie.
Po ashtu Istrefi bëri të ditur se janë ndërprerë 47 kontrata, që janë cilësuar të panevojshme dhe janë kursyer mbi 100 mijë euro.
“E falënderoj drejtorin teknik që me marrjen e detyrës ka arritur me i targetua mbi 47 kontrata që kanë qenë që kanë qenë me mirëmbajtje të BTS-ve, që i ka shkëput ato kontrate dhe e ka parë të arsyeshme që pasi që e ka pa që në ato zona ka mundësi me u furnizua me rrymë pa gjeneratorë. Jemi duhet identifikuar së bashku me ekipin që në ato zona ku nuk ka nevojë për shërbimet e një BTS-së kemi vendosur që me e bë tërheqjen e tyre e dhe aty ku ka nevojë”, tha ai.
Përkitazi me këtë çështje foli edhe drejtori teknik në Telekom, Faton Isufi.
“43 kontrata për furnizim janë shkëput në regjion të Prishtinës. 43 mijë euro janë kursyer për qira mujor. Ndërtimi i këtyre transmetuesve është bëtë nga stafi teknik i Telekomit e jo kompanitë e tjera siç është bërë më herët, nga me vegla pune me pajisje të sigurisë që nuk i kanë pasur deri tani, e gjithë kjo është mundësuar nga Telekomi i Kosovës”, tha ai. /EO/