Pronarët e kioskave në kryeqytet protestuan duke kërkuar nga Ahmeti t’i ndryshojë kriteret

Për të tretën herë me radhë, shfrytëzuesit e kioskave në kryeqytet kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata janë të bindur në kërkesat e tyre dhe pa u realizuar ato, nuk do të heqin dorë nga protestat, raporton KTV.

Shfrytëzuesit e kioskave kanë paralajmëruar që nëse nuk i pranon në takim kryetari Shpend Ahmeti, për të negociuar rreth kritereve të vëna për ankandin për kioskat, ata do t’i ashpërsojnë protestat.

Reklama e sponzorizuar

Protestuesit janë shprehur të gatshëm që të vazhdojë procesi për dhënien e kioskave në shfrytëzim, por kushtet e vëna janë të papërballueshme.

E zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se këta janë duke e uzurpuar pronën komunale që nga 2011-ta, andaj ky institucion vetëm do ta respektojë ligjin.