Shpërndarja e Kuvendit, dështon hetimi për kontratën ‘Vala & Z-Mobile’

Më 22 gusht të këtij viti është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit, me ç’rast të gjitha projektligjet të cilat kanë mbetur pa u votuar do të kthehen në pikën zero.

  Me shpërndarjen e Kuvendit komisionet parlamentare nuk do të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha punët, që i kanë pasur gjatë kësaj legjislature e po ashtu nuk do të mundë të nxjerrin as raportet për punën e tyre.

Edhe pse është folur shumë për kontratat e dëmshme të lidhura nga Telekomi i Kosovës, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe në “Vala” nuk do të arrijë që gjatë këtij mandati të dalë me një raport sa i përket punës që ata kanë bërë deri më tani.

Reklama e sponzorizuar

Anëtarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se për shkak të kohës së kufizuar që ata kanë pasur nuk kanë arritur të hulumtojnë të gjitha kontratat, që kanë qenë objekt i hetimit.

Ajo ka thënë se si Komision kanë hetuar kontratën mes Telekomit dhe “Z-Mobile”-it, të cilën e kanë konsideruar si të dëmshme.