Sipas Lajiqit, taksa e Kosovës ia humb Serbisë mbi 1 milion euro në ditë

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq thotë se dëmi nga futja e taksës për mallrat serbe është rreth 1.07 milion euro në ditë.

Sipas tij, dëmi indirekt është shumë më i madh, që është një humbje e tregut për biznesmenët serbë edhe kur taksa të hiqet.

Lajiq theksoi për TV Pink se heqja e taksës do të ishte domethënëse për biznesmenët serbë, por që ata nuk do të ktheheshin lehtësisht në atë treg, sepse biznesmenët e vendeve të rajonit e morën atë me mallrat e tyre, transmeton rtk.

Reklama e sponzorizuar

Autoritetet kosovare vendosën taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia në nëntorin e vitit të kaluar.