Ujërat e zeza derdhen pa kurrfarë kontrolle në Nerodime

Janë bërë më shumë se dy javë kur qytetarët e Kaçanikut po përballen me një erë të keqe.

Kanalizimet e derdhura në lumin Nerodime po bëjnë që një erë e tmerrshme të kundërmojë në qendër të kësaj komune.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar aktivistë dhe asamblistë të ndryshëm të cilët “gurin” po ia hedhin Ferizajt.

Reklama e sponzorizuar

Njëri prej tyre është edhe Shemsedin Luzha,(këshilltar komunal). Ai ka kërkuar që të merren masa sa më të shpejta për këtë rast.

“Me keqardhje e kisha kërkuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike që të jep dorëheqje nga ai post. Ti lësh qytetarët në këtë gjendje është mjerim”, ka thënë ai.

Indeksonline ua sjellë disa foto: