Me votimin që u bë sot në Dhomën e Kantoneve për vendosjen e shtesës në çmimin e karburanteve me qëllim reduktimin e emetimit të dioksid karbonit (CO2), i është hapur rruga edhe ngritjes së çmimeve të biletave të aeroplanëve.
Në dhjetorin e kaluar Dhoma Nacionale e Parlamentit kishte hedhur poshtë rritjen e çmimit në fjalë dhe kjo kishte shkaktuar valën e protestave për klimën në Zvicër, shkuan Tages Anzeiger.
Me votimin e sotëm të dhomës tjetër u tregua qartë ndryshimi i qëndrimit të politikës kundrejt lëvizjeve pro klimës dhe kjo pasqyrohet drejtpërdrejt edhe në çmimin e biletave të aeroplanëve.
Kështu, pasagjerët që fluturojnë nga aeroportet zvicerane do të duhet të paguajnë në mes 30 dhe 120 franga më tepër për një biletë, transmeton albinfo.ch.
51 për qind nga këto të hyra shtesë do t`i kthehen popullit përmes uljes së çmimit të sigurimit shëndetësor ndërsa 49% do të rrjedhin në një fond të ri për klimën.
Në debatin e zhvulluar në senat është thënë veç tjerash se zviceranët për transport përdorin aeroplanin dyfish më shumë se fqinjët e tyre, përcjell albinfo.ch Pagesa e shtesës prej 30 frangave në çdo biletë të fluturimeve të klasës ekonomike do ta ulë kërkesën për 10%, ka llogaritur administrata e Këshillit Federal.