Cila është pasuria e kandidatit për kryeministër, Fatmir Limaj?

Fatmir Limaj do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma.

Para se të jepte dorëheqje kryeministri Haradinaj, Limaj mbante postin e zëvendësit të tij në Qeveri.

E gjatë kohës që ai mbante atë funksion, Limaj kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Reklama e sponzorizuar

Ajo që bije në sy, është toka në vlerë të madhe  që ka Limaj. Mbi 13 hektarë tokë, ai i ka caktuar vlerë prej gjysmë milioni.

Një shtëpi banimi e Limajt, kap vlerën e 250 mijë eurove.

Përveç shtëpisë, ai ka edhe një banesë në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Limaj ka edhe një veturë luksoze, tip BMW në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Image
Image
Image