Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Qendrore, Ujësjellësi “Prishtina”, Ilir Abdullahu vetëm gjatë vitit që lamë pas ka punësuar hiç më pakë se 39 persona, të cilëve ai iu ka krijuar pozita të punës jashtë planit.
Në raportin e auditorit të brendshëm thuhet se numri i të punësuarëve në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018 ka një rritje të theksuar për 39 të punësuar në krahasim me numrin e parashikuar në planin e biznesit për vitin 2018, ndërsa në krahasim me numrin e numrin e të punësuarave për vitin 2017 është rritur për 49 të punësuar.
“Ka krijim të vendeve të punës pa qene në rregulloren e brendshme, por edhe pozitat që nuk janë në rregulloret e brendshme ekzistojnë kërkesat/ arsyeshmeria e njësive përkatëse dhe gjithashtu aprovimi i Kryeshefit Ekzekutiv për pozita të tilla” thuhet në raportin e auditorit të brendshme të cilin e ka siguruar “Front Online”.
Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ku konzorciumi i kompanive “Vlera SHPK dhe EKO DEZ DOO Beograd” kanë fituar kontratë në vlerë prej rreth 10 mijë euro nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Ky konzorcium i kompanive ka fituar kontratën për dezinfektimin, dezinsektim dhe deratizimin e objekteve të KRU “Prishtina”.
Në garën për ta fituar këtë tender nga “Ujësjellësi” kishin qenë tri kompani, ku një kompani tjetër vendore kishte konkurruar me çmim prej 11.328 euro, ndërsa oferta më e shtrenjtë nga kompania vendore ka qenë 19.635 euro.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka deklaruar se kontrata me konzorciumin nga Beogradi ka filluar të implementohet menjëherë pas nënshkrimit të saj.
“Me kontratë është shpërblyer Operatori Ekonomik VLERA SH.P.K me seli ne Shtime”, ka thënë Mjeku, duke pranuar se EkoDez nga Beogradi ka qenë njëri nga anëtarët e grupit të operatorëve.
“KRU Prishtina sh.a, ka nënshkruar kontratë me OE Vlera SHP”, ka potencuar ajo.
Përndryshe, Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që t’i vendos taksë 100 për qind mallrave nga Serbia. Madje taksës prej asaj kohe i nënshtrohen edhe markat e huaja që prodhohen në Serbi.
Zyrtarët qeveritarë disa herë kanë përsëritur se duhet favorizuar vetëm kompanitë vendore në tenderët publik, përderisa në Kosovë operojnë disa kompani vendore që janë të specializuara për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.
Megjithatë, zëdhënësja Mjeku arsyetohet se Ligji i Prokurimit Publik nuk ia ndalon shpërblimin e kontratave tek operatorët ekonomik vendor edhe nëse ata kanë anëtar në grup, të cilët nuk janë vendor.