Furrat në kryeqytet nën llupën e Inspeksionit

Furrë e bukës

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, ka njoftuar për një aksion të inspektorëve në furrat e bukës në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se sektori i Rendit Komunal nga Drejtoria e Inspekcionit ka rifilluar aksionin e kontrollit nëpër furrat e bukës në kryeqytet.

Në këtë aksion kontrollues përfshihen kushtet higjieno-sanitare; Pëlqimi sanitar; Librezat sanitare; Peshoret sipas kritereve të MTI-së dhe Uniformat e punës.

Reklama e sponzorizuar

“Secila furrë që nuk i plotëson këto kushte, do ta ketë të pamundur operimin”, thotë Komuna.