Prokurorët gjermanë thonë se kanë akuzuar Drejtorin e Përgjithsëm të Volkswagen-it, Herbert Diess dhe drejtorin e bordit Hans Dieter Poetsch, së bashku me ish-drejtorin e përgjithshëm Martin Winterkorn, për manipulime të tregut në lidhje me skandalin e emetimeve të naftës që shpërtheu në 2015.
Prokurorët në Braunschweig të martën deklaruan se të tre zyrtarët akuzohen se qëllimisht me vonesë kanë njoftuar tregjet në lidhje me kostot për kompaninë që do të rezultonin nga skandali.
Kjo, thanë ata më tej në deklaratë, nënkupton se ata ndikuan në mënyrë të padrejtë në çmimin e aksioneve të kompanisë.
Winterkorn dha dorëheqjen menjëherë pas publikimit të skandalit. /AA/Njeshi/