Lluksi i kryetarit të Leposaviqit për mobilim të kabinetit, gjithçka në “Shinnoki Smoked Walnut”

Komuna më veriore të Kosovës, ajo e Leposaviqit shpejt do të ketë një nga kabinetët më të mirë të kryetarëve në Kosovë.

Kjo mund të thuhet pasi është bërë njoftimi për kontratë në lidhje me mobilimin e kabinetit të Zoran Todiqit, kryetar i Leposaviqit, që sipas përshkrimit të çmimeve shihet se edhe shtyllat do të vishen me dru të tipit “Shinnoki Smoked Walnut”.

Përveç mobilimit, është specifike edhe kërkesa për “tepihun belg”, shkruan Ndertimi.info.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo, “kabineti” si koncept në Leposaviq nuk është një përmbledhje e gjithë vendit ku rri e punon kryetari. Ai ka specifikuar edhe 8 produkte që nevojiten me këtë material specific që të bëhet gati “Kabineti Ndihmës”.

Sikur mos të mjaftonte, më pas vazhdohet me “Zyrën”. I njëjti trajtim është edhe për të diku u porosituar 13 produkte.

Për këtë investim, Komuna e Leposaviqit ka ndarë një buxhet prej 20,000 eurosh.