Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend.
Ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.
Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter.
“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai.
Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje.
Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.