Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sarac ka kritikuar ashpër menaxhmentin dhe pronarët e ish-kompanisë shtetërore “Adria Airways”.
Ai ka thënë se linja ajrore e kësaj kompanie e cila aktualisht nuk është në gjendje të kryejë fluturimet e saj për arsye financiare, nuk duhet të ketë mundësi të marrë një kredi urgjente nga shteti Slloven.
Sarac publikisht tha se ai “nuk do t’i jepte asnjë euro kompanisë nën pronësinë e tanishme”.
Sipas tij, “4K Invest”, të cilit transportuesi u shit disa vjet më parë, do të jetë përgjegjës për situatën e krijuar.
Po ashtu, kryeministri slloven njoftoi se deri në vitin 2024 nuk mund të paguhen subvencione qeveritare për Adria Airways.
Sarac konfirmoi se “Adria Airways” ka aplikuar për një kredi ose garanci nga shteti për herë të parë në maj të vitit 2019, por që asnjë plan i qëndrueshëm për të ardhmen nuk është dorëzuar deri më tani.
“Sllovenia do të ishte e gatshme të ndihmonte Adria Airways në rast se kompania do të dorëzonte nje plan konkret dhe nëse kompania ka një themel të fortë”, tha Sarac.
Sipas Marjan Sarac, duhet të gjenden edhe pronarë të rinj.
Pra, nëse nuk është e mundur që pronarët aktual të “Adria Airways”, të gjejnë një blerës, e ardhmja e kësaj kompanie është shumë e diskutueshme. Për më tepër, raportohet se pagat për muajin gusht ende nuk janë paguar plotësisht.
Kohët e fundit, dy qiradhënës morën gjithashtu dy Bombardier CRJ-900 secila.