Njohja e shumë gjuhëve rrit ekonominë

Njohja e disa gjuhëve nga popullsia është e mirë për ekonominë, kanë gjetur hulumtuesit.

Vendet që aktivisht investojnë në njohjen e gjuhëve të ndryshme korrin një gamë shpërblimesh, nga eksportet më të suksesshme e deri tek një fuqi punëtore më inovative.

“Shumëgjuhësia ka ndikim përveç në një shkallë më të gjerë kombëtare edhe në nivel të bizneseve më të vogla”, thotë Gabrielle Hogan-Brun, një studiuese në Studimet e Gjuhëve në Universitetin e Bristol, duke cituar të dhëna që lidhin rritjen ekonomike me diversitetin gjuhësor.

Reklama e sponzorizuar

Zvicra, për shembull, ia atribuon 10% të GDP-së së saj faktit se në këtë vend përdoren shumë gjuhë. Vendi ka katër gjuhë kombëtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe një gjuhë e lashtë latine.

Britania, nga ana tjetër, vlerësohet të humbasë me ekuivalentin e 3.5% të GDP-së çdo vit, për shkak të aftësive gjuhësore relativisht të dobëta të popullsisë. Njohja e shumë gjuhëve mund të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve tregtare.

Një studim i kompanive të vogla dhe të mesme në Suedi, Gjermani, Danimarkë dhe Francë zbuloi se ata që investuan më shumë në gjuhë ishin në gjendje të eksportojnë më shumë mallra.

Kompanitë gjermane që investuan shumë në stafin për mësimin e gjuhëve shtuan 10 vende të reja për eksport në tregun e tyre.

Ndërsa kompanitë që investuan më pak thanë se humbën shumë nga kontratat. Në Florida, punëtorët që flasin spanjisht dhe anglisht fitojnë $ 7,000 në vit më shumë se ata që flasin vetëm anglisht. Sipas një studimi kanadez, burrat që njohin dy gjuhë fitojnë 3.6% më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në anglisht.

Marrë nga World Economic Forum

Në shqip: Buletini Ekonomik