Së paku pesë zyrtarët e arrestuar për korrupsion të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) ishin punësuar direkt nga ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Në bazë të dokumenteve që ka siguruar “Front Online” shihet se Agim Restelica i licencuar për pyetës ishte angazhuar në cilësinë e pyetësit në këtë Ministri me vendim të ministrit Lekaj nga 1 nëntori i vitit që lamë pas. Por, ky së bashku me 22 zyrtarë tjerë të kësaj Ministrie ishin arrestuar nga Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës si të dyshuar për korrupsion.
Po ashtu, edhe personi tjetër i arrestuar Dragan Zhivkoviç, i licencuar për pyetës, po ashtu me vendim të ministrit ishte angazhuar si pyetës nga 1 nëntori i vitit 2018 në departamentin e patentshofëreve në Ministri.
Edhe personi tjetër i licencuar për pyetës Labinot Ajeti, ishte angazhuar në cilësinë e pyetësit në këtë ministrit gjithashtu me një nëntorit të vitit 2018 me vendim të ministrit në largim Pal Lekaj.
Sipas dokumenteve që ka arritur t’i siguroj “Front Online” shihet se më një nëntor po ashtu me vendim të ministrit në largim të infrastrukturës ishin punësuar edhe Adem Binakaj dhe Magbule Haziri e që të dy kanë qenë pjesë e listës së të arrestuarave në Ministrinë që e drejton Pal Lekaj.
Në atë kohë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kishte njoftuar se gjatë ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se më 22 janar të këtij viti, kishin pranuar këtë informatë nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë- Kosovë nga disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë siguruar dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.
“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë. Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe inicialet e të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit të sotëm policor:
F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.
N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.
L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.
E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.
L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.
- A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.
F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.
A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.
A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.
N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.
A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.
Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.
D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.
B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.
A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.
L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.
H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.
A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh
P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.
Policia ka sqaruar se janë arrestuar gjithsej 23 të dyshuar, ku 16 të arrestuarit e parë në këtë listë, janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle.
“Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore. Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, është thënë më tej në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.