Prokuroria merr masa për mbrojtjen e votës

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Në këtë tryezë pritet të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.

Reklama e sponzorizuar

Tryeza do të organizohet nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Kjo tryezë do të mbahet pra nesër, me 26 shtator 2019, duke filluar nga ora 10:00, në Hotel Emerald, salla “Straus”, në Prishtinë, me ç’rast Prokurori i Shtetit ka ftuar të gjithë ata që janë të interesuar për përcjelljen e kësaj tryeze.

Po ashtu, sipas njoftimit të Prokurorisë, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë, kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare. /Buletini Ekonomik/