Dhoma e Posaçme me masë të sigurisë ndaj parcelës 3-hektarëshe në rrugën Ferizaj-Shtime

Dhoma e Posaçme në Gjykatën Supreme, të mërkurën, ka nxjerrë një aktvendim me të cilin aprovohet kërkesa e paditësve për masë të sigurisë ndaj pronës 3-hektarëshe në rrugën Ferizaj-Shtime.

Dhjetëra familje nga Komuna e Shtimes pretendojnë të jenë pronare të një parcele prej rreth 3 hektarësh në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj. Me vendim të kësaj dhome, AKP-së, i është ndaluar shitja deri në një vendim të gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.

Reklama e sponzorizuar

Për këtë parcelë, më 1982, është iniciuar një marrëveshje për t’ia shitur këtë pronë fabrikës së “Tubave”, mirëpo aso kohe marrëveshja ishte ndërprerë për shkak të moskompensimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka hedhur në shitje këto prona, mirëpo Dhoma e Posaçme në Gjykatën Supreme, të mërkurën, ka nxjerrë një aktvendim me të cilin aprovohet kërkesa e paditësve për lëshimin e masës së sigurimit dhe t’i ndalohet AKP-së shitja e këtyre pronave. Kjo masë e përkohshme do të mbetet në fuqi derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar. Agim Beqa, trashëgimtar i një parcele në këtë zonë, ka thënë se derisa Dhoma e Posaçme ia ka ndërprerë AKP-së shitjen e parcelave të tyre, atëherë duhet të angazhohen institucionet komunale në Ferizaj dhe Shtime për ta kompletuar dokumentacionin e shpronësimit të parcelave.