Senatori amerikan Ron Johnson: Në Kosovë e në Serbi marrëveshja ndoshta nuk do të pëlqehet

Duhet t’ua shpjegojmë popujve në Kosovë e në Serbi , se marrëveshja e cila ndoshta nuk do t’iu pëlqejë është në interesin e tyre më të mirë, deklaroi senatori amerikan Ron Johnson, i cili javën e shkuar, bashkë me senatorin Chris Murphy, vizitoi Prishtinën e Beogradin.

Ai i tha servisit të “Zërit të Amerikës” në Ukrainë se është punë e liderëve në Beograd e Prishtinë të vendosin nëse mund të arrijnë marrëveshje, transmeton Koha.net.

“Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, se jam takuar me të dy presidentët… se viteve të shkuara kam qenë mjaft i anagzhuar rreth kësaj çështjeje” është shprehur senatori.

Reklama e sponzorizuar

Siç citohet të ketë thënë ai, edhe Prishtina, edhe Beogradi presin “liderizim më të madh amerikan” në negociata.

“Mendoj se do t’ua ofrojmë, por jo në formë imponimi e trysnie, por vetëm të përkrahjes në përpjekjet e tyre dhe për krijimin e kushteve”, mund të llogarisin në mbështetje të SHBA-ve e të BE-së pasi të arrijnë marrëveshjen, përcjell Koha.net.

Ai ka shtuar se është e nevojshme t’u shpjegohet të gjithë qytetarëve edhe në Kosovë edhe në Serbi “se marrëveshja është në interesin e tyre më të mirë dhe se do të ketë shumë dobi, me vështrim të integrimeve të mëtejshme në ekonominë europiane, më shumë liri lëvizjeje, ekonomi më të suksesshme, meqë pasi të arrihet marrëveshja do të jetë më e lehtë të tërhiqen investime të huaja”.