Shqiptohen mbi 300 gjoba për ndotësit e ambientit

“Let’s Do It Kosova” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajve korrik dhe gusht – 310 gjithsej – se sa gjatë muajve të kaluar maj-qershor, 243 gjithsej.

Komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara për muajin maj janë: Komuna e Ferizajt me 152 gjoba, Komuna e Prishtinës me 58 gjoba, Komuna e Pejës me 18 gjoba, Komuna e Kamenicës me 15 gjoba si dhe Komuna e Istogut me 14 gjoba.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë këtyre muajve nëntë gjoba I ka shqiptuar Komuna e Skenderajit, pasuar nga komunat si: Kaçaniku, Gjilani e Suhareka me nga gjashtë gjoba të shqiptuara.

Në Komunën e Malishevës janë shqiptuar pesë gjoba, në Vushtrri dhe Shtime janë shqiptuar nga katër gjoba, ndërsa tri gjoba janë shqiptuar në komunën e Gjakovës. Nga dy gjoba kanë shqiptuar komunat, si: Obiliq, Rahovec dhe Drenas. Nga një gjobë kanë shqiptuar Podujeva, Prizreni dhe Mitrovica.

Po aq ka shqiptuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë këtyre muajve, derisa me zero gjoba për muajin korrik dhe gusht janë komunat si Fushë Kosovë, Viti, Hani Elezit, Deçan, Junik, Klina dhe Lipjan.

Nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në hapësira publike.

Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave.