Një studim i kryer në mbi 2,300 biznese profesionale tregon disa “hile” produktiviteti të cilat janë jashtëzakonisht të suksesshme.
Nuk ka një përcaktim të saktë se cilat janë dhe cilat jo këshillat e duhur dhe ato që mund t’ju ndihmojnë juve në rritjen e produktivitetit. Ju mund të ndesheni me to kudo. Por problemi këtu është se disa prej tyre janë shumë të zakonshme, aq sa pothuasje të gjithë i dinë, edhe pse fatkeqësisht nuk është se kanë dhënë ndonjë rezultat befasues tek ata që i kanë praktikuar. Megjithatë, këshillat e produktivitetit që mund të funskionojnë për dikë nuk është e thënë se do të kenë të njejtin rezultat edhe tek dikush tjetër.
Qendra kërkimore, Rain Group Center kreu së fundmi një studim që e bazoi në 2,300 biznese profesionale, për të zbuluar “hiletë” dhe strategjitë e tyre të rritjes së produktivitetit. Ja se cilat ishin 36 më interesantet dhe më efikaset:
1. Nuk dalin nga fjala e tyre
2. Kanë vetëbesim të lartë se do t’ia dalin
3. Janë në kërkim të suksesit, nuk presin që ai të vijë tek ata
4. Mundohen ta shikojnë produktivitetin në çdo sferë të jetës
5. Ndjekin pothuasje të njejtën rutinë mëngjesi
6. Janë pjesë e një mjedisi pune produktiv
7. Janë energjikë
8. Mundohen të mbarojnë shumë punë në të njejtën kohë
9. Panifikojnë aktivitete të ndryshme çdo javë
10. Mundohen t’i japin pjesën më të madhe të kohës së tyre aktiviteteve produktive dhe efikase
11. Kanë përqendrim të lartë
12. Projektet e mëdha i ndajnë në shumë projekte të vogla
13. Fillimi i mbarë i ditës, vendimtar në ecurinë e të gjithë ditës
14. Analizojnë ecurinë e progresit të tyre çdo javë
15. Mundohen të mos tregohen kritikë të ashpër të vetes së tyre
16. Nuk humbasin kohë për të filluar një projekt të ri
17. E rimarrin veten shpejt nga një “rrëzim i mundshëm”
18. Aktivitete të planifikuara në axhendë
19. Objektiva të shkruara
20. I kushtojnë rëndësinë e saj, çdo detyre që marrin përsipër
21. Aktivitet sportive, shumë të rëndësishme
22. I dedikojnë kohën e duhur familjes dhe aktiviteteve të preferuara
23. Janë të përpiktë
24. Nuk ndryshojnë axhendat e tyre në varësi të axhendave të të tjerëve
25. Mund të rrinë të përqendruar për një kohë të gjatë dhe askush të mos ia tërheqë vëmendjen
26. Planifikojnë se si mund të reagojnë në një periudhë krize
27. Mbajnë një listë me sa më pak prioritete
28. Duan qetësinë e tyre
29. E masin gjithmonë kohën e tyre
30. Nuk shpërqendrohen kollaj
31. Heqin dorë dhe i shmangin shumë shpejt këshillat e panevojshme
32. Thonë “jo”
33. Minimizojnë aktivitetet me ndikim negativ
34. Vështirë se mund t’i ndërpresësh
35. Praktikojnë ushtrime joga
36. Kanë gjithmonë një listë me të gjitha gjërat që duan t’i thonë “jo”
Burimi: The Enterpreneur