Banka Botërore: Kosova dhe Shqipëria të fundit në tërheqjen dhe promovimin e investimeve

Shqipëria u rendit më dobët se të gjitha shtetet e rajonit në promovimin e vendit ndaj investitorëve të huaj dhe gjithashtu ka strategjitë më të paqarta në këtë drejtim. Vlerësimet u dhanë gjatë një vrojtimi që Banka Botërore bëri vitin e kaluar në të gjitha vendet e rajonit për të vlerësuar klimën e investimeve dhe mundësitë për përmirësime në të ardhmen.

Kompanitë që veprojnë në Shqipëri, Bosnje, Kosovë dhanë vlerësime të dobëta për performancën e qeverisë në lidhje me tërheqjen dhe promovimin e investimeve. Strategjitë e paqarta të investimeve kombëtare dhe në disa raste dhe paparashikueshmëria në politikat e taksave dhe stimujve ishin problemet kyçe që u gjetën në Shqipëri, por edhe në Rajon.

53 për qind e investitorëve më Shqipëri mendojnë se incentivat për taksimin e korporatave janë shumë të varfra. Në vendet e tjera të Rajonit ( Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi) kjo përqindje ishte shumë më e ulët. Gjithashtu kompanitë e huaja patën vlerësim më të lartë negativ për Shqipërinë në lidhje me shërbimet publike ndaj investitorëve etj, ( shiko tabelën bashkëngjitur).

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit, investitorët në Malin e Zi ka dhënë vlerësimet më të larta në lidhje me stimujt që qeveria aplikojn për kompanitë e huaja.

Kompanitë e huaja në Rajon identifikuan tre faktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen për të investuar:
1- Strategjia e kombëtare për investimet e huaja;
2- Parashikueshmëria e politikave tatimore;
3- Disponueshmëria e stimujve për taksat doganore ose TVSH-në e importit
Rreth 60% kompanive në Shqipëri dhe Mali i Zi kanë shfaqur shqetësim të lartë për mungesën parashikueshmërisë së politikave fiskale në raport me vendet e tjera.
Në Maqedoni dhe Serbi, shumica e kompanive e vlerësuan disponueshmërinë e stimujve fiskale si të mirë ose shumë të mirë. Shumica e ekonomive të tjera u vlerësuan mesatarisht, dobët ose shumë dobët.

Përveç Maqedonisë dhe Serbisë, kompanitë në shumicën e ekonomive dhanë vlerësime të dobëta për cilësinë e shërbimeve nga agjencitë e promovimit të investimeve ose ofruesit e tjerë qeveritarë të shërbimeve për investitorët. Në Shqipëri dhe Kosovë gati gjysma e kompanive të anketuara zbuluan se performanca e qeverisë ishte e dobët ose shumë e dobët.

Shumica (79.1 për qind) e kompanive të intervistuara po planifikojnë projekte zgjerimi në rajon, me vlerësime shuma që arrijnë në rreth 405 milion euro dhe me një shtesë të vendeve të punës me 6410 persona.