Arrihet marrëveshja, Telekomit i zhbllokohen llogaritë bankare nga ATK-ja

Telekomi i Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë arritur marrëveshje për zhbllokim të llogarive bankare.

Lajmin për Buletinin Ekonomik e ka konfirmuar Lamih Balaj, Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Po është arritur marrëveshja që të zhbllokohen llogaritë bankare”, ka thënë Balaj, pa u lëshuar në detaje.

Reklama e sponzorizuar

Llogaritë bankare kësaj ndërmarrje i ishin bllokuar, për shkak të detyrimeve që ka ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës.

“I kemi bërë kërkesë zyrtare që të na mundësohet pagesa me këste për 11 muaj, pasi kemi lidhur një kontratë ndërkombëtare me një operator ekonomik, për mirëmbajtjen e sistemit, zgjerim dhe implementim të ‘KontriCodit’. Kjo kontratë kap vlerën e 6.1 milionë eurove dhe operatori na ka mundësuar pagesën me këste, por një mirëkuptim të tillë nuk e kemi gjetur te shteti. Andaj, ATK-ja, nga e mërkura na i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, pati thënë për media, kryeshefi ekzekutiv Bedri Istrefi.