Niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit ka rënë për tetë metra.
Kjo si pasojë e reshjeve të shiut që kanë qenë nën normalen dhe temperaturave të larta që po mbretërojnë në këtë periudhë, sipas Ilir Abdullahut, Kryeshef ekzekutiv i KRU “Prishtina”.
Ai për Klan Kosova tha se duhet që konsumatorët të kenë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm.
“Nuk ka reduktime të ujit si pasojë e rënies së nivelit, mirëpo lusim konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin. Në veçanti duhet të kenë kujdes me ujin e pijes”.
“Për fat të keq është një pjesë e madhe e konsumatorëve që po vazhdojnë të mos kenë vetëdijesim për ujin e pijes”.
Abdullahu shtoi se me ndryshimet klimatike, dekada që po vjen do të paraqes sfida të reja për furnizimin me ujë.