BB: Në Kosovë më pak se 30 për qind e popullsisë aktive ka punë

Raporti i rregullt ekonomik i Bankës Botërore, që u prezantua sot në Sarajevë, tregon se në Ballkanin Perëndimore kanë punë më pak se gjysma e popullsisë në moshën aktive, përkatësisht 44 për qind e tyre, përcjell Koha.net raportimin e agjencisë FoNet.

Në raportin e prezantuar thuhet se në Kosovë kanë punë vetëm 30 për qind e popullsisë aktive, të aftë për punë, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë kjo përqindje është 34.