Ulja e temperaturave në vend, me vete ka sjellë edhe ndotjen e ajrit në Prishtinë.
Sipas matësve të vendosur nga Ambasada amerikane, niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet shënon shifrën e 172 PPm.
Ndotja e ajrit siç duket edhe këtë vit do të jetë problematikë për kryeqytetin e Kosovës.
Viteve të kaluara, Prishtina radhitej ndër vendet e para me nivelin ndotës të ajrit, tematikë për të cilën edhe ishte protestuar në kryeqytet.