Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Valon Tolaj në formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ka deklaruar se është aksionar me 25 % të aksioneve në Bankën e Diasporës, raporton “Front Online”.
Tolaj po ashtu ka vetë deklaruar se është 100 % pronar i aksioneve edhe në kompaninë tjetër “Global Potreleum Kosova”, deri sa bashkëpronar me 50 % të aksioneve ai ka vetë deklaruar se është në kompaninë “Eagelgroup”.
Tolaj më tutje në formularët e AKK-së ka deklaruar se ai gjithashtu është pronar me 50 % të aksioneve edhe në kompaninë “EMP”, deri sa me 25 % të aksioneve në kompaninë tjetër “Urban Mag.net”.
Bazuar në formularët de deklarimit të pasurisë Tolaj ka vetë deklaruar se ka në pronësi edhe dy automjete në vlerë prej 30 mijë euro, si dhe në komentin kur ai ka deklaruar pasurinë në llogarinë e tij bankar e ka pasur rreth 8 mijë euro para të gatshme.