Inspektorati në Shtime dënon dy furra për shkelje ligjore

Furrë e bukës

Komuna e Shtimes ka inspektuar dhjetëra furra të bukës brenda territorit të vet, ndërkohë dy prej tyre janë gjobitur me nga 500 euro për produkte me afat të skaduar dhe për kushte të dobëta higjienike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Inspektorati i kësaj komune ka gjetur parregullsi të tilla edhe te stafi që nuk janë pajisur me libreza sanitare dhe që mund të rrezikojnë të kenë ndonjë sëmundje ngjitëse, po ashtu inspektorët kanë hasur edhe në produkte të miellit pa deklaratë të prejardhjes dhe pa datë të prodhimit apo të skadimit.

Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka deklaruar se gjatë një inspektimi të përgjithshëm në furrat e bukës në Shtime kanë hasur në një varg parregullsish, për të cilat kanë iniciuar fletëparaqitje dhe gjoba mandatore.

Reklama e sponzorizuar