Ja sa do t’i kushtojnë komunës së Prishtinës semaforat e rinj

Në tri lokacioneve të ndryshme do të vendosen semaforë në Prishtinë.

Kështu u bë e ditur të martën, nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Indeksonline.E vendosja e këtyre semaforëve, buxhetit të komunës do t’i kushtoj 149.576 euro.

Operatori ekonomik që ka fituar këtë tender është “Eko invest” & “Drini Company”.

Reklama e sponzorizuar

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kryeqytetit për Indeksonline, Miranda Mullafazliu.

Kryqëzimi i rrugëve – Ahmet Krasniqi, sipas kontratës së nënshkruar do t’i kushtoj 43.341 euro.

Ndërsa për kryqëzimin e rrugëve Edmond Hoxha-Xheladin Rekaliu rreth 52.025 euro do të shpenzohen , shkruan Indeksonline.

Dhe kryqëzimi i rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi do t’i kushtoj hiç më pak se 54.210 euro.

I pari i Prishtinës tha se vendosja e semaforëve në këtë pjesë të kryeqytetit do të bëhet për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkakton tollovi në komunikacion.