Banka Botërore i del në ndihmë Kosovës për energji solare

Instalimi i paneleve diellore mbi shtëpi

Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC), degë e financave private të Bankës Botërore, po këshillon qeverinë e Kosovës për blerjen e 50 MW kapacitet të gjenerimit të energjisë diellore. Qëllimi është të sigurohen projektet diellore në bazë të partneritetit publiko-privat.

IFC është duke kërkuar një firmë këshilluese teknike, mjedisore dhe sociale për të realizuar zbatimin e projektit, njofton PV Magazine, transmeton lajmi.net.

Reklama e sponzorizuar

IFC dëshiron të sigurojë vlerësimin fillestar të një vendi potencial; rishikimin e kodit të rrjetit dhe orari i kufijve teknikë të një marrëveshjeje për blerjen e energjisë; studime të hollësishme në terren, përfshirë hetimet në të, studimet e integrimit të rrjetit elektrik dhe përcaktimin e ndikimit mjedisor dhe social, si dhe mbështetje për procesin e tenderit.

Banka Botërore tha që projekti mund të përfshijë kapacitetin e ruajtjes së energjisë, pa dhënë detaje të tjera.

Në fillim të shtatorit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nisi një tender për të tërhequr konsulentë që të ndihmojnë qeverinë kosovare të përcaktojë një mekanizëm ankandi për të siguruar vendosjen në shkallë të gjerë të energjisë së rinovueshme.

Kohët e fundit, Kosova ngriti objektivin e saj të energjisë së rinovueshme në një kapacitet shtesë prej 400 MW deri në vitin 2026. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur një të katërtën e kërkesës së saj për energji elektrike dhe do të zvogëlojë varësinë nga termocentralet me thëngjill. /Lajmi.net/